“Masakrohet” dëshmitari i rastit të Kostandin Xhuvanit (Foto)

Megjithëse ende po vazhdon gjykimi i Kostandin Xhuvanit, djalt të ish deputetes së PS-së, Luza Xhuvani, i cili po akuzohet për vrasje të katërfisht, një dëshmitar i këtij rasti është sulmuar keq fizikisht pak para se të jipte dëshminë e tij kundër Xhuvanit.

Ndërkaq ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar fotografinë e këtij dëshmitari i cili shihet të jetë bërë “për spital”, i cili dyshohet të jetë rrahur e kërcënuar nga bashkëpunëtorë të Kostandin Xhuvanit për të mos dëshmuar rreth rastit. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button