Pas lëndimit Strootman i thotë lamtumirë futbollit?

Kariera e Kevin Strootman si futbollist duket se po merr fund. Pas operacionit që e mbajti për rreth 8 muaj larg fushave lojtarin, ish mjeku i skuadrës së Romës, Mario Brozzi pas analizave thotë se kthimi i Strootmanit në fushë duket majftë i vështirë.

Javët e fundit, lojtari iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje, por situata është komplikuar dhe nuk ka shumë informacion për atë që po i ndodh mesfushorit holandez.

“Gjuri i tij mund të mos kthehet asnjëherë në gjendjen e mëparshme”, thekson Brozzi, duke alarmuar jo vetëm ambientin verdhekuq por edhe atë holandez pasi Strootman është një prej mesfushorëve më të mirë në kombëtare.

Kujtojmë se 25-vjeçari humbi mundësinë për të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe tani rrezikon ta mbyllë edhe sezonin aktual në infermierinë e Romës./Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button