“Shqipëria natyrale” shihet me sy të lirë

Gordan Georgiev, kolumnë-“A kemi ne ‘pëlhurë’ për shtetësi?”, Utrinski Vesnik

Shkaku duhet të menaxhohet nëpërmjet delegjitimit të regjimit dhe të krijimit të kapitalit politik dhe njerëzor për fitoren e ardhshme. Përpjekjet e mëparshme u treguan si të kota, sepse shumica e “revolucionarëve” nuk ishin të gatshëm për (vetë)viktima të tilla.

Todor Pendarov, kolumnë-“Pas verës së nxehtë – vjeshtë edhe më e nxehtë”, Utrinski Vesnik

Si në ate më optimiste ashtu edhe në variantin më të zezë, ngjarjet e 24 Dhjetorit dhe Komisioni do të jenë një mjet, mos të tham arma, me të cilën si në Parlament ashtu edhe te publiku do të matin llogaritë shumica dhe opozita.

Liljana Grdzho Damovska, komenti-“Poetët botërore të injoruar nga prefekti i Strugës”, Dnevnik

Vetëm injorantët mund të kërkojnë që Mbrëmjet e poezisë të Strugës të jenë dygjuhësh, kur festivali botëror ka shumë  vjet që është tre-gjuhësor: maqedonisht, anglisht dhe shqip.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Qeni e dhiu laknurin”, Utrinski Vesnik

Sa më larg nga Brukseli, aq më mirë për të qeveritur. A humbet kjo liri për të bërë çdo gjë që
dëshiron dhe don në vend, e askush nuk guxon të të thotë asgjë.

Angel Ivanov, kolumnë-“Rruga e Dizhonit nuk është Rruga e Ilindenit…dhe nuk do të hiqen pemët”, Dnevnik

Paralajmërimi për “Shqipërinë natyrale” (etnike, e madhe) është shumë e natyrshme dhe logjike, dhe tanimë shihet me sy të lirë, kështu që nuk ka nevojë për një paralajmërim.

Dimitar Mirçev, kolumnë-“E vërteta e burgosur”, Dnevnik

Më duket se antiliberalizmi mbetet konstantë e politikës dhe historisë maqedonase. Edhe kur njerëzit deklarohen si demokratë dhe liberal.

Goran Adamovski, editoriali- “Turp për shtetin”, Utrinski Vesnik

Eshtë për të ardhur keq dhe turp se si duket sot Akuadukti, i cili paraqet pjesë të ujësjellësit të dikurshëm në Shkup. A është e mundur që dikush ka gërmuar blloqe të tëra guri nga një monument  nga kohët romake?

Branko Gjorgjevski, kolumnë-“Reliket duhet të kthehen në shtëpi”, Dnevnik

Aktulizimi i çështjes së restituimit në lidhjet e Bullgarisë dhe Greqisë janë arsye e mjaftueshme si një shtet që të kërkojmë ate që pa diskutim na takon.

Mladen Cadikovski, kolumnë “Për Severinën, ‘Mastikën’ dhe djemtë në spitfaer setrat”, Fokus

Tregimi se Shqiptarët janë të rëndësishëm për tranzicionin e suksesshëm Maqedonas kah shteti Evropian ishte vetëm një përrallë e pasuksesshme e opozitës që ti pastrojë oborrin e vet, mendjemadhësinë e saj, nevojat e ulëta që të bëhen të parit në fushën e komuniteteve parlamentare.

Ramadan Ramadani, kolumnë-“Shteti në kungj, kurse opozita është  konstruktive?!”, Fokus

Nga raporti i Komisionit do të varet puna e mëtejshme e opozitës dhe qëndrimi i mazhorancës ndaj saj. Tani opozita duhet të tregojë konstruktivitetin e saj. I ja ka borxh shtetit, e jo qeverisë.

Sinolicka Trpkova, kolumnë-“Liria që të jesh ai që je!”, Fokus

Njerëzit që janë të njohur të jenë homoseksual, këtu goditen me gurr. Policia do të “ndriçoj” këto raste, të cila do të përsëriten për një kohë të pacaktuar, derisa dikush do të mbarojë keq. Deri kur do të tolerojmë krimet e urrejtjes? Askush nga qeveria nuk u përgjegj publikisht për këtë çështje.

Kapixhik nr. 113, e premte, 23 Gusht

Lajme të ngjashme

Back to top button