Karton i kuq për ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov! Kërkohet dorëheqje! (VIDEO-FOTO)

Qindra qytetarë në Shkup sot kërkuan dorëheqje nga ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ata thonë se për shkak të neglizhencës së institucioneve që ai i udhëheq, ndërroi jetë Tamara e vogël e cila kishte nevojë të shërohej jashtë Maqedonisë por kjo u refuzua disa herë nga Fondi Shëndetësor. Duke u zhvilluar protesta, dha dorëheqje drejtoresha e Fondit Shëndetësor, Maja Panarxhieva Zmejkovska. Protestuesit thanë se kjo nuk mjafton sepse përgjegjësi duhet të jep edhe ministri. Gazetari i Portalb ndoqi nga afër protestat, më poshtë lexoni kronologjinë e zhvillimit të tyre.

Protesta para Ministrise se Shendetesise- Rasti Tamara (1)

Protesta para Ministrise se Shendetesise- Rasti Tamara (6)
13.30 Protesta mbaroi. Protestuesit i lanë pankartat e tyre para ministrisë së Shëndetësisë dhe u larguan qetësisht.
Protesta para Ministrise se Shendetesise- Rasti Tamara (5)

Protesta para Ministrise se Shendetesise- Rasti Tamara (4)
13.20 Protestuesit bërtasin: “Dil ku je fshehur ore ministër.”
Nëna e Tamarës tha se tre vite ka kërkuar ndihmë nga Fondi kurse dokumentet e vajzës së saj janë kalbur nëpër sitraret e fondit.
“Askush nuk më ndihmonte kur ju lusja për ndihmë! Tani na hedhni fajin neve se ne nuk jemi kujdesur për fëmijën tonë. Do tju dënojë Zoti për këtë që e bëni. Ju thatë që do e paguani shumën e shërimit të saj por e dërguat në varr. ajo është dëshmi se ju nuk kujdeseni për fëmijët” u shpreh ajo.
Protesta para Ministrise se Shendetesise- Rasti Tamara (3)

Protesta para Ministrise se Shendetesise- Rasti Tamara (2)

13.10 Protestuesit arritën para Ministrisë së Shëndëtësisë me kartona të kuq në duar duke bërtitur “spitalet janë shnërruar në vrasës të njerëzve”. Ata mbajtën 1 minutë heshtje për vdekjen e Tamarës së vogël dhe thonë që nuk do të dorëzohen deri sa të jep edhe ministri dorëheqje.

Tamara protesta

12. 20 Protestuesit para Fondit të Shëndetësisë thonë që dorëheqja e drejtoreshës së Fondit nuk mjafton, për të njejtat arsye duhet të jep përgjegjësi edhe Ministri i shëndetësisë Todorov.

TAMARA PROTESTA12

Protesta Tamara

Protesta Tamara

Ka nisur protesta e paralajmëruar e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov. Ata thonë se për shkak të neglizhencës së institucioneve që ai i udhëheq, ndërroi jetë Tamara e vogël e cila kishte nevojë të shërohej jashtë Maqedonisë por kjo u refuzua disa herë nga Fondi Shëndetësor.

Protesta Tamara1

Qytetarët e revoltuar me parolat “Vrasës”, “Dorëheqje për Todorovin” kërkojnë që ministri të merr përgjegjësinë morale për këtë rast të rëndë. Si që lajmëron gazetari i Portalb nga terreni edhe nëna e Tamarës nga Velesi është në protesta.

Protesta Tamara

Tamara protesta

 

Lajme të ngjashme

Back to top button