Banka Evropiane: Projekti Ura e Boshkut mund të dështojë

Kanë ndryshuar qëndrimet e Bankës Evropiane për zhvillim lidhur me realizimin e projekteve Ura e Boshkut dhe Fusha e Lukovës. Në një intervistë për gazetën britanike the Guardian zëdhënësja e Bankës Evropiane lidhur me investimet e paralajmëruara për ndërtimin e hidrocentralit “Ura e Boshkut’, deklaroi se projekti është ndërprerë dhe se po punohet në përpunimin e një studimi të ri. Gazeta më tej shkruan se Banka nuk ka paguar as një denarë për realizimin e projektit ndërsa aktualisht e gjithë proceduara është ndërprerë.

“Në vazhdim është zbatimi i një studimi të ri për të vlerësuar ndikimin që do të ketë hidrocentrali ndaj mjedisit jetësorë. Derisa studimi nuk ka përfunduar, nuk do të ndërmerret asnjë aktivitet. Për shkak të reagimeve nga ana e ekspertëve nga fusha e ambientit jetësorë dhe për shkak të opinionit të gjerë që kanë reaguar, punët janë vështirësuar. Ka shumë mundësi që të kthehemi dhe të dorëzohemi”, tha përfaqësuesja e Bankës Evropiane.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button