Franca: Të ndërhyhet në Siri

Në një kohë kur Perëndimi po ushtron presion mbi autoritetet e Sirisë për të lejuar inspektorët e OKB-së që të ekzaminojnë vendin ku pretendohet se ka pasur sulm me gaz, Franca kërkuar përgjigje me forcë nëse konfirmohet se janë përdorur armët kimike.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius në një intervistë për televizionin BFM-TV, holli idenë e ndërhyrjes ushtarake në Siri për ti dhënë fund luftës së përgjakshme civile që ka hyrë në vitin e tretë dhe që ka sjellë mbi 100 mijë viktima.

“Duhet të ketë reagim me forcë në Siri nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Fabius duke shtuar se, “nuk ka dyshim se duhen dërguar trupa” .

Franca bashkë me Britaninë me mbështetjen e fortë të SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë të NATO-s ndërhynë në vitin 2011 në Libi, ndërhyrje që solli rrëzimin nga pushtetit të Muamar Gedafit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button