Si u vodhën 90 mijë euro në vilën e biznesmenit, videoja që ‘arrestoi’ tre të rinjt

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona që akuzohen për vjedhjen e 90 mijë eurove në një vilë dhe grabitjen me dhunë të një taksisti në qendër të kryeqytetit.

Tre të rinjtë Elton M., 21 vjeç, Derlon M., 18 vjeç dhe Kristi N., 18 vjeç, me ndihmën e të dashurës së njërit prej tyre, kanë vjedhur dy herë brenda dy muajve të fundit vilën e një biznesmeni në periferi të Tiranës.

Sipas hetuesve, herën e parë të rinjtë kanë vjedhur pa shkaktuar dëme 15 mijë euro, ndërsa herën e dytë 75 mijë euro. Ata i kishin fshehur paratë në shtëpinë e 21-vjeçarit Elton.M., nga Tirana.

E dashura e njërit prej grabitësve ishte kushërira e pastrueses dhe shkonte në këtë vilë herë pas here për ta ndihmuar dhe kjo siç duket i ka dhënë asaj mundësi që ta njoh më mirë shtëpinë.

Duke mësuar saktë vendin ku ruheshin paratë, 16-vjeçarja i ka ndihmuar tre djemtë t’i bënin kopje çelësave të banesës. Duke shfrytëzuar udhëtimin e pronarit të shtëpisë me familjen drejt Durrësit, tre të rinjtë kryen grabitjen e parë në dhjetor të vitit 2014.

Vjedhja e dytë ishte edhe më e madhe, e cila ndodhi sërish në mungesë të familjarëve. Këtë herë ata vodhën 75 mijë euro dhe bizhuteri të shtrenjta.

Hetimet nisën nga 16-vjeçarja me inicialet E.T. për të shkuar më pas te grupi. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe nënën e njërit prej grabitësve, e cila kishte në banesë dhe trup 60 mijë eurot e vjedhura. Ajo është me inicialet H.M., 54 vjeç.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të cilët në bashkëpunim me një shokun e tyre, i shpallur në kërkim, kanë vjedhur një taksit me inicialet R.Z.. Ngjarja ka ndodhur te 9-katëshet, aty ku tre personat i kanë kërkuar taksistit që t’i çojë në zonën e Freskut, por më pas e kanë grabitur duke i marrë paratë dhe sendet me vlerë që kishte.

Videoja që çoi në pranga tre të rinjt

A1 Report ka mundur të sigurojë edhe videon që ka çuar në arrestimin e 5 të rinjve që kishin grabitur dy herë në vilën e një taksisti në qendër të kryeqytetit ku i kishin marrë shumën prej 90 mijë euro.

Në video dallohen tre të rinjtë Elton M., 21 vjeç, Derlon M., 18 vjeç dhe Kristi N., 18 vjeç, që me ndihmën e të dashurës së njërit prej tyre, kanë vjedhur dy herë brenda dy muajve të fundit vilën e një biznesmeni në periferi të Tiranës.

Sipas hetuesve, herën e parë të rinjtë kanë vjedhur pa shkaktuar dëme 15 mijë euro, ndërsa herën e dytë 75 mijë euro. Ata i kishin fshehur paratë në shtëpinë e 21-vjeçarit Elton.M., nga Tirana.

E dashura e njërit prej grabitësve ishte kushërira e pastrueses dhe shkonte në këtë vilë herë pas here për ta ndihmuar dhe kjo siç duket i ka dhënë asaj mundësi që ta njoh më mirë shtëpinë.

Arrestimi i tre të rinjve ka ardhur pas identifikimit të njërit prej tyre nga një oficer policie i cili njihte njërin prej tyre./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button