Mening kërkon mëshirë nga Obama, dëshiron të bëhet femër

Avokati i ushtarit amerikan, Bradley Manning, i cili u dënua më 35 vjet burg nën akuzat për publikimin e dokumenteve të fshehta, të publikuara në faqen Vikiliks, paralajmëroi se klienti i tij do të kërkojë mëshirë nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Me anë të një kumtese, Manning theksoi se tash e tutje dëshiron të jetë femër. Avokati Dejvid Kombs, pas shpalljes së vendimit, lexoi porosinë, të cilën Mening e ka shkruar për presidentin e SHBA-së. “Nëse e refuzoni kërkesën time për falje, do të vuaj dënimin, duke e ditur se nganjëherë duhet të paguhet një çmim i lartë për të jetuar në një shoqëri të lirë”, u theksua në porosinë e Manningut.

Me shpejtësi reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, duke kumtuar se do të shqyrtohet lutja, të cilën do ta dërgojnë Manning apo avokati i tij. Mening gjithashtu lëshoi një kumtesë për opinion, në të cilën qartësoi se dëshiron të bëhet femër. “unë jam Çellzi Mening dhe jam femër”, u theksua në kumtesën e Manningut, në të cilën ai ndër të tjera qartësoi se pasi që e ndien vetën si femër që nga fëmijëria, ai dëshiron që sa më shpejtë ti nënshtrohet një terapie hormonale.

Bradley Manning është dënuar, pasi që është shpallur fajtor nën 20 pika të aktakuzës, me të cilat është ngarkuar për spiunazh dhe dorëzim të rreth 700 mijë dokumenteve të fshehta faqes Wikilekas. Manning në kumtesë tha se dëshiron që tash e tutje të gjithë ti drejtohen me emrin Çelzi Manning.

Faqja në internet, Tudaj.kom, kujtoi se mbrojtja e Manningut, gjatë procesit gjyqësor, ka theksuar se Manning ka pasur probleme me identitetin e tij, gjë që ka ndikuar në atë që ka bërë.

Lajme të ngjashme

Back to top button