Visar Ymeri në krye të Vetëvendosjes me 96.42 për qind të votave

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka pranuar të dhënat me rezultatet paraprake nga të gjitha vendvotimet e hapura brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e brendshme, njofton kumtesa partiake.

Në këto zgjedhje u votua për dy çështje: (1) për kryetar të Vetëvendosjes dhe (2) për ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm.

Në vijim janë paraqitur rezultatet paraprake për këto dy votime që u mbajtën në datat 21 dhe 22 shkurt 2015:

Votimi për Kandidatin për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri:

Për: 96.42%
Kundër: 1.88%
Abstenim: 1.32%
Të pavlefshme: 0.37%
Votimi për ndryshimin statutor:
Për: 87.57%
Kundër: 9.07%
Abstenim: 3.00%
Të pavlefshme: 0.35%

Rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen ditën e diel, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!. / Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button