Skandal korrupsioni me ish-ministrat britanikë, përfitime mijëra stërlinash

Dy ish-ministra të Britanisë së Madhe janë përfshirë në një skandal korrupsioni pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, pasi janë filmuar duke ofruar shërbimet e tyre ndaj një kompanie fantazëm kineze në këmbim të mijëra stërlinave.

Malkolm Rifkind, emër i rëndësishëm te konservatorët e kryeministrit Devid Kameron dhe Xhek Strou, ministër i punës kur Britania nisi luftën në Irak, të dy mohojnë të kenë shkelur ndonjë rregull pasi kanë ofruar konsulencë në këmbim të një honorari.

Por sipas hetimeve të kryera nga e përditëshmja britanike “Telegraph” dhe televizioni “Channel 4″, ata nuk kanë ofruar të punojnë si profesionistë, por kanë kërkuar para në këmbim të ndikimit të tyre në pjestarët e tjerë të kabinetit.

Gjatë xhirimeve, Rifkind i thotë gazetarit të fshehtën që ai ka akses te të gjithë ambasadorët, ndërsa Strou mburret se si ka arritur të ndryshojë edhe rregullat e Bashkimit Europian në mënyrë që një kompani tjetër të përfitonte ekonomikisht.

Skandali ka bërë që lideri i laburistëve në opozitë, Ed Miliband, t’i kërkojë Kameronit që të ndalojë me ligj pjesëtarët e ekzekutivit që të kryejnë punë konsulence, ndërkohë që në parlamentin britanik, Rifkindit i është kërkuar të heqë dorë nga posti i kreut të komisionit të sigurisë, si dhe i është pezulluar tesera e partisë./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button