5 euro taksë për të kaluar në Rrugën e Kombit

Brenda këtij viti, të gjithë ata që do të kalojnë me makinë në autostradën Milot – Morinë, do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kosovapress. Sipas Ministrit, tarifa e vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit dhe gjithçka që do fitohet do shkojë për t’i mirëmbajtur këto rrugë me qëllim që t’u ofrohet qytetarëve një cilësi më e lartë.

Sipas Tv Klan, kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion, tenderi i të cilës do të hapet në muajin mars. Në njoftimin e Ministrisë së Transporteve thuhet se koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë për një periudhë 30- vjeçare, autostradën.

Ai do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksat e qytetarëve dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit. Në kohën e dorëzimit të ofertës, ofertuesit të parakualifikuar do t’i kërkohet të dorëzojë Sigurimin e Ofertës në shumën prej 250.000 euro./TvKlan

Lajme të ngjashme

Back to top button