Kryetari i KE-së, Junker anulon takimin me Nikolla Gruevskin

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, ka anuluar takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski që duhej të mbahej të enjten në Bruksel. Ky duheshe të ishte takimi i parë i kryeministrit me kryetarin e ri të LE-së që vjen nga partitë si motra të partive popullore.

Nga Brukseli sot kumtuan se protesta është anuluar për shkak të gjendjes në vend. I pyetur për këtë ministri i  punëve të jashtme Nikolla Poposki si i befasuar u përgjigj se nuk ka dëgjuar për një takim të tillë edhe pse ky takim i kumtua edhe nga zëdhënësi I KE-së në konferencën e rregullt për shtyp të enjten e kaluar.

“Sipas të dhënave që kam unë të enjten nuk do të ketë takim mes kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të KE-së Junker. Ne kemi komunikim të përditshëm dhe këmbejmë mendime lidhur me çështje të ndryshme”, tha Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button