Bombë kashikara në një ndërtesë, dibranët të frikësuar

Në një ndërtesë në lagjen “Venec 1” ku banojnë mbi 30 familje dibrane, u gjet bombë kashikara.
Sipas burimeve policore bomba ishte vendosur në katin e pestë në kutinë e hidrosistemit për shuarjen e zjarreve. 

Nga bomba është nxjerr detonatori dhe është lënë në afërsi të saj.

Për rastin në fjalë është informuar Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim por sipas tyre ata nuk kanë shkuar në vendngjarje meqë nuk janë kompetent për eksplozive të reja por për të vjetra.

Ekipi i policisë së Dibrës ka marrë bombën kashikara dhe të njëjtën e kanë dërguar në Shkup për ekspertizë.

Vazhdojnë hetimet rreth zbardhjes së rastit, se si ka arritur bomba në atë vend ku banojnë numër i madh i banorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button