VIDEO: Vajza e vogël siriane kupton se ka mbetur gjallë

Emri i saj është Junma dhe është një vogëlushe e mbijetuar, pas sulmit me armë kimike në Siri.

Vajza humbi të dy prindërit në bombardimet kimike pranë Damaskut dhe një video tregon momentet e rënda, kur ajo zgjohet dhe kupton se është gjallë.

“Unë jam gjallë, jam gjallë”, bërtet vajza në një gjendje të rënduar piskologjike, ndërsa një infermiere përpiqet ta ngushëllojë e qetësojë, dicka që duket e pamundur.

1.300 njerëz, në mesin e të cilëve shumë janë fëmijë, vdiqën dje si pasojë e sulmeve kimike në Damask. Vogëlushja fatmirësisht nuk ishte në mesin e tyre, por… ishin të dy prindërit e saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button