KM Liria me tre vende të para për U23

Në Radovish dje është mbajtur kampionati zgjedhor në mundje, për senior të rinj. Në fund të garave, nga gjithsej tetë kategori, klubi i mundjes Liria nga Shkupi, arriti të arkivoj tre vende të para, aq sa kishte edhe Ballkaneci i Shtipit, ndërsa vendasit u ndalën me dy vende të para.

Mundësi më i mirë i Maqedonisë, Jasin Rexhallati, pas titullit të fituar javën e kaluar në konkurrencën e seniorëve, vazhdoi dominimin absolut, duke u kurorëzuar ai më i miri edhe për mundësit deri në moshën 23 vjeçe, në kategorinë deri në 65kg. Titullin e javës së kaluar, duke i shtuar edhe një tjetër e kurorëzoi edhe vëllai i tij, Irfan Rexhallari, që kësaj radhe ishte pa konkurrencë në kategorinë deri në 61kg.
Kampioni i tretë i klubit të suksesshëm shkupjan, ishte i riu Isuf Sahiti, që pas një beteje të madhe në finale, mposhti Ertan Rexhepin nga radhët e Tefejuzit.

Klubi i mundjes Liria, arriti të regjistroj edhe dy vende të dyta, përmes Fuat Qailit dhe Burhan Ismailit, ndërsa kishte edhe tre vende të treta, ku u ndalen Emir Abazi, Amir Rexhepi dhe Valon Rogaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button