Arsenali ofertë për Benzeman dhe Di Marian

Arsenali është duke përgatitur një ofertë për dyshen e Real Madridit, Karim Benzema dhe Angel Di Maria, pasi dështoi në transferimin e Luis Suarez dhe Gonzalo Higuain.

Arsenali është i gatshëm të ofrojë plotë 41 milionë euro, për sulmuesin Francez, i cili arriti te Real Madridi në vitin 2009 për 35 milionë euro.

Në anën tjetër, Reali dhe Arsenali pritet të fillojnë bisedimet për transferimin e Angel Di Marias, për një shumë prej 17.5 milionë euro.

Arsenali është interesuar për shumë lojtarë gjatë kësaj vere, teksa ende nuk ka arritur marrëveshje me asnjë nga ata, pasi dështuan në transferimin e Higuain, Suarezit dhe Rooneyt.

Lajme të ngjashme

Back to top button