Disa pjesë të Çairit nesër pa energji elektrike

Shfrytëzuesit e rrugëve “Halim Halimoviq, “Bozhin Stojkov”, “Dizhonska” dhe “208” në komunën Çair nesër prej orës 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 12 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë shfrytëzuesve nga fshati Sonje. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e disa intervenimeve teknike në elektrosistem nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button