Vendimi për rastin e ‘Sopotit’ më 30 mars

Vendimi përfundimtar për procesin gjyqësor “Sopoti” mund të shpallet në fund të muajit mars. Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende, kjo pasi prokurori publik shtyn disa herë fjalën e tij përfundimtare. Të gjithë të dënuarit në këtë proces janë në liri, por procesi vazhdon.

Lirimi i të dënuarve pasoi formimin e komisionit anketues pranë Kuvendit, ku dëshmuan ish­ambasadori i NATO­s në Maqedoni, Nikolas Bigman, Avokati i Popullit dhe ishdeputeti Hajrullah Misimi.

Komisioni anketues grumbulloi të dhëna që provonin se të dënuarit ishin dënuar në mungesë të provave dhe në shkelje të procedurave ligjore dhe si rrjedhojë gjykata i liroi ata dhe përsëriti procesin gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button