Rama tregon për vendimet që do merren ne mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, do të merren vendime të tjera për të lehtësuar bizneset nga procedura të panevojshme, të tejzgjatura, të atyre sipërmarrjeve që punojnë me kufirin dhe në të dy anët e kufirit.

Këto komente Rama i bëri gjatë në një darkë falënderuese me sipërmarrës shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Mali i Zi e Maqedonia dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend për kontributin e dhënë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet e pak ditëve më parë.

Kryeministri Rama e vlerësoi kontributin e sipërmarrjeve shqiptare, përfshirë dhe ato nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva, si një gjest të jashtëzakonshëm, të inkurajuar nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë sociale. Ai tha se e gjithë kjo situatë tregoi edhe diçka tjetër; faktin se në shqiptarët pavarësisht ku jetojmë dimë dhe mund të bëhemi bashkë në vështirësi të tilla.

Rama premtoi gjithashtu se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, do të merren vendime të tjera për të lehtësuar bizneset nga procedura të panevojshme, të tejzgjatura, të atyre sipërmarrjeve që punojnë me kufirin dhe në të dy anët e kufirit. “Është koha për të unifikuar të gjitha licencat apo autorizimet që jepen në të dy anët e kufirit,” tha kryeministri Rama.

“Në muajin e ardhshëm ne kemi mbledhjen tjetër të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës dhe një ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është lehtësimi i mëtejshëm i të gjitha procedurave që duhet të kryejnë sipërmarrjet që punojnë me kufirin dhe në të dy anët e kufirit. Është koha për të unifikuar të gjitha licencat apo autorizimet që jepen në të dy anët e kufirit. Besoj që jemi gati me një paketë shumë agresive për të shkuar në këtë drejtim dhe ashtu sikundër në kufi që tanimë kalimi është fare i lehtë në pak minuta, të jenë të lehta të gjitha procedurat e tjera, në raport me detyrimet që parashikon legjislacioni në të dyja anët e kufirit,” tha Rama në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button