Plagoset me thikë një i ri në Shkup

­ Një i ri është plagosur me thikë nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Koço Racin” në Shkup.

Policia bëri me dije se një grup personash të dhunshëm kanë keqtrajtuar të riun, duke i marrë edhe paratë. I riu është qëlluar më thikë në këmbën e djathtë. Policia po heton rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button