Millçin: Maqedonia si Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës

Nga bisedat e publikuara të përzihet barku, të vjen të vjellësh, deklaroi Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni Vlladimir Millçin në emisionin “360 shkallë” në Televizionin Alsat M.

Tema e debatit, ku ishte pjesëmarrës edhe Bratisllav Dimitrov nga Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë, ishte audio incizimet e bisedave telefonike të publikuara në press konferencën e LSDM-së.

“Në kohën e Enver Hoxhës Shqipëria ka qenë më produktive me ndërtimin e bunkerëve, e gjithë kjo ishte bërë për të ngjallur frikë te qytetarët se dikush do të na sulmojë. Regjimi aktual i jonë po i ndjek këto hapa dhe e frikëson popullin me sulm nga jashtë, edhe pse deri më tani nuk kemi dëgjuar se kush do të na sulmojë, në cilin kufij po përgatitet sulmi. Thonë se na kanë përgjuar nga jashtë, ndërsa MPB kërkon spiunët Brenda saj. Nën këtë që doni të na paraqitni ju nuk fshehet patriotizëm, as nacionalizëm, por klientilizëm”, ju drejtua Millçin Dimitrovit.

Vlladimir Millçin në pyetjen se si e vlerëson situatën aktuale në Maqedoni, deklaroi se kjo situatë do të vazhdojë dhe as ne dhe as Evropa nuk ka kapacitet për të zgjidhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button