Juventus nuk dorëzohet, vazhdon me fitore (VIDEO)

Juventusi i është rikthyer fitoreve. Kampioni i Italisë ka shënuar fitore të rëndësishme në përballje me Atalantan me rezultat 2:1.

Të partë në epërsi kaluan mysafirët me golin, në minutën e 25-të, me golin e Giulio Migliaccio. Por, vendasit rikthyen shpejtë epërsinë në 2:1 me golat e Fernando Lorentes (39) dhe Andrea Pirlos (45).

Pas kësaj fitore, Juventusi ka blinduar vendin e parë në tabelë me 57 pikë të tubuara, dhjetë më shumë sesa Roma, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button