Po këndellet Dortmundi (Video)

Borussia Dortmund ka shënuar në fitore të madhe. Ekipi i Jurgen Kloppit e ka mposhtur, konkurrentin e drejtpërdrejtë për mbijetesë, Stuttgart me rezultat 3:2.

Ekipin mysafir në epërsi 0:1 e ka kaluar Pierre-Emerick Aubameyangnë minutën e 25-të. Por, vetëm pas shtatë minutave vendasit barazuan në 1:1 me golin e Florian Klein, i cili ishte i sakët nga penalltia.

Kurse, gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Dortmundin sërish në epërsi 1:2 e kaloi Ilkay Guendogan.

Dy minuta pa përfunduar takimi, Marco Reus shënoi për rezultatin përfundimtar 1:3, derisa në kohën shtesë vendasit zvogëluan avantazhin e mysafirëve në 2:3 me golin e Georg Niedermaier.

Pas kësaj fitore, Dortmund është ngjitur në vendin e 10-të me 25 pikë të tubuara, derisa Stuttgart mbetet e fundit me vetëm 18 pikë.


VfB Stuttgart vs Borussia Dortmund 2-3 All… by enteritament

Lajme të ngjashme

Back to top button