Tentojnë ta dëbojnë nga Italia, shqiptari hudhet nga trageti

Një i ri shqiptar, i dëbuar nga Kuestura e Teramos, i shoqëruar nga policia është detyruar të marrë tragetin e linjës Bari – Durrës të ditës së djeshme.

Pasi trageti ka dalë tre milje në detë të hapur, i riu shqiptar eshtë hedhur në det. Një nga udhëtarët e ka parë këtë ngjarje dhe e ka alarmuar kapitenarin e tragetit. Pavarësisht kërkimeve, shpresat për gjetjen e 31 vjeçarit shqiptar janë të vogla. /Lajmifundit

Lajme të ngjashme

Back to top button