Deputeti grek: Të ndërhyhet pranë BE-së kundër Shqipërisë

Çështja e Pallatit të Kulturës në Përmet shkakton debate edhe në Parlamentin grek.

Deputeti i Partisë së djathtë “Demokracia e Re” Nikitas Kaklamanis, i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme të vendit të tij që të marrë masa të tjera ndaj Shqipërisë, përveç notës së protestës. Ai thotë se ajo çka ka ndodhur në Shqipëri, ka përdhosur të drejtën ndërkombëtare.

“Ngjarjet që ndodhën në qytetin e Përmetit në Shqipëri kanë cenuar konceptin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Në të njëjtën kohë, ato kanë krijuar një ndjenjë shqetësimi për të gjithë grekët.U përdhosën reliket e shenjta, Ungjillit, Grailit të Shenjtë, ikonat e hedhura mbi një kamion, veprime që kanë zemëruar klerin ortodoks grek dhe njerëzit. Çfarë do të ndodhte nëse dikush do të kishte hedhur Kuranin në një kamion? Ndoshta do të digjej gjysma e planetit”, ka thënë deputeti Kaklamanis.

Ai i ka drejtuar kryediplomatit grek disa pyetje në lidhje me Shqipërinë, duke i kërkuar madje ndërhyrjen e shtetit të tij pranë Bashkimit Evropian për Shqipërinë.  “Përveç përgjigjes diplomatike rutinë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, cilat janë hapat shtesë që keni ndërmend të merrni?A do të ndërhyjë Greqia në institucionet e BE-së, si për sa i përket financimit të një vendi aderues, ashtu edhe për procesin e pranimit, pasi qeveria shqiptare jo vetëm nuk e pengoi aktin, por e fshehu vandalizmin dhe dhunën”, shtoi ai. /Start

 

Lajme të ngjashme

Back to top button