Shtyhet deri më 30 shtator afati për konkursin e tetë të IPARD-it

Deri më 30 shtator është zgjatur konkursi i tetë publik për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi IPARD që duhej të përfundonte sot.

Sipas Agjencisë pagesore, afati është vazhduar me qëllim që t’u ndihmohet shfrytëzuesve potencialë për përgatitjen e aplikimeve cilësore, si dhe të mundësohet shfrytëzimi efikas i mjeteve IPARD.

Mjetet financiare të parapara me konkurs janë të dedikuara për investime të ekonomive bujqësore për ristrukturimin dhe për avancimin e tyre që të arrihen standardet e Bashkimit Evropian, investime për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore dhe të peshqve me ristrukturimin dhe për avancimin e tyre që të arrihen standardet e Bashkimit Evropian, si dhe për diversifikimin dhe zhvillimin e aktivitete rurale ekonomike.

Dokumentacioni i nevojshëm për përgatitjen dhe parashtrimin e kërkesave, duke i përfshirë edhe udhëzimet për shfrytëzuesit e IPARD-it, mund të merren nga ueb-faqja e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk ose www.pa.gov.mk, si dhe personalisht, në Agjenci dhe në qendrat e saja më të afërta rajonale apo njësitë punuese, çdo ditë pune prej orës 8:30 deri në 16:30.

Në Agjencinë për nxitjen e zhvillimit në bujqësi, prodhuesit e interesuar bujqësor mund të marrin edhe informata për përgatitje dhe parashtrim të kërkesave, si dhe këshilla praktika për aplikim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button