Jacobson: Nuk janë më shumë se 10 raste me të cilat do të merret Gjykata Speciale

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka thënë se themelimi sa më i shpejt i Gjykatës Speciale është në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Sipas Jacobsonit, kjo Gjykatë do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës dhe do të merret me raste individuale, që sipas saj nuk janë më shumë se 10 raste.

“Kjo Gjykata do të heqë njollat e zeza që i janë veshur UÇK-së dhe assesi nuk do të merret me gjykimin e luftës së lavdishme të UÇK-së. Nuk janë më shumë se 10 raste”, ka thënë ajo në Prizren. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button