Mijalkov dhe Latas flasin sesi ta pengojnë zgjedhjen e Bujar Osmanit për deputet

­Në bisedën mes shefit të Shërbimit Sekret Sasho Mijalkov dhe gazetarit Dragan Pavloviq – Latas, në pjesën që i referohet zgjedhjeve të vitit 2011, përmendet edhe kandidati i BDI­së për deputet në Njësinë nr. 3, Bujar Osmani.

Latas i kërkon Mijalkovit të marrë masa që Osmani të mos zgjidhet deputet i Njësisë nr. 3, sepse në këtë mënyrë, sic shprehet ai, kreu i BDI­së Ali Ahmeti do të përfitonte të drejtën politike për përfaqësim të kësaj zone. Latas shprehet për Osmanin me termin fyes “siptar’ dhe me aludimin “doktorot”, por pa i përmendur emrin.

Paraprakisht, Latas flet sesi Boshkovski nuk duhet të zgjidhet deputet i Njësisë nr. 3 dhe i sugjeron Mijalkovit të gjejë mënyrë në kuadër të ligjit për të penguar zgjedhjen e tij. Këtë pjesë mund ta dëgjoni nga minuta 7:00 në videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kjo tregon shume qarte se : Lene qe te ka shftytezu, por edhe kur ja dasht te ka pengu . Kjo ndodh , vetem kur je naiv!?

Back to top button