Thaçi: Turqia do ta shtojë volumin e investimeve në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Kosovës, Hashim Thaçi është duke vizituar Turqinë. Ai gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin Ahmet Davutoglu.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Kryeministri turk premtoi se do të merren masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë.

Ai tha se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër.

Postimi i Thaçit në Facebook

Në ditën e dytë të vizitës sime në Turqi, pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Ahmet Davutoglu, i cili më përgëzoi për qeverinë e re dhe shprehu dashamirësinë e tij të madhe për Kosovën, duke më kërkuar që t’ia përcjelli në Prishtinë urimet e tij më të mira për festën e pavarësisë. Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të merrnim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë. Ai premtoi se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button