Pendarovski: Është vështirë të bashkëpunohet me BDI në të ardhmen

Funksionari i lartë i LSDMsë dhe kandidati presidencial në zgjedhjet e vitit 2014, Stevo Pendarovski, ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim të mundshëm me BDInë për krijimin e një shumice të re parlamentare që do ta rrëzonte Gruevskin nga pushteti.

Ai ka lënë të kuptohet se LSDM ka humbur plotësisht besimin te BDI, pas strategjisë djallëzore nga zgjedhjet e kaluara presidenciale, kur sipas interpretimit të tij, BDI ka penguar shqiptarët të dalin në zgjedhje për të siguruar fitore të Ivanovit, me një kërkesë të rrejshme për “president konsensual”.

“Asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur që një parti të pengojë shqiptarët të dalin në zgjedhje, sikurse që ndodhi vitin e kaluar. Është vështirë të bashkëpunohet me ata subjekte në të ardhmen vetëm në bazë të besës së dhënë”, ka deklaruar Pendarovski, transmeton lajmpress.com.

Pendarovski sonte ishte mysafir në emisionin “Vin Vin” në TV “24 Vesti”. Në pyetjen plotësuese të gazetares nëse “bombat” që i posedon opozita mund ta detyrojnë BDI-në të bashkëpunojë me LSDM-në, Pendarovski tha se të njëjtat bomba për BDInë i posedon ne siguri edhe VMRO DPMNE, gjë që sipas tij është dëshmuar nga sjellja e integristëve në periudhën e kaluar./lajmpress/

Lajme të ngjashme

Back to top button