Berisha i jep Shkollën e Ministrisë së Brendshme myslimanëve për një Universitet islamik

Pas Namazgjasë, qeveria në ikje, i ka dhënë të tjera prona Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qendra e Formimit Policor dhe ish- Reparti ushtarak i Saukut i kaluan në pronësi myslimanëve.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 96 mijë m2, e cila do t’i kalojë këtij komuniteti pa shpërblim. Kjo sipërfaqe toke do të përdoret për ndertimin e një universiteti dhe kushti i vetëm i qeverisë është mostjetërsimi për qëllime të tjera.

Vendimi Këshilli i Ministrave vendosi dje kalimin në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisëgodinën e Batalioni të Vëzhgimit Ajror ose siç njihet ndryshe ish- Reparti Ushtarak i Saukut, më një sipërfaqe prej 7300 m2, pa shpërblim.

Destinacioni i pronës, sipas vendimit, është ndërtimi i një institucionit të arsimit të lartë.

Një tjetër pronë që do të shkojë për llogari të Komunitetit Mysliman Shqiptar është edhe “Qendra e Formimit Policor Sauk” me një sipërfaqe prej 2300 m2. Në vendim përcaktohet se Komunitetit Mysliman i Shqipërisë i ndalohet ndryshimi i destinacionit dhe tjetërsimi i pronësisë./tema

Lajme të ngjashme

Back to top button