MASH dhe SASHK-u përafrojnë qëndrimet nëpërmjet bisedimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) informojnë se negociatat ndërmjet përfaqësuesve të të dyja palëve në kuadër të dialogut social të nivelit më të lartë, janë duke u realizuar intensivisht dhe në drejtim pozitiv.

“Në bazë të bisedimeve nga takimet e deritanishme, pritjet e partnerëve social në lidhje me realizmin e marrëveshjes së pranuar bashkërisht e cila u arrit më 3.2.2015, janë pozitive, duke marrë parasysh nivelin e arritur të përafrimit të qëndrimeve për shumë pika që janë objekt i diskutimit dhe analizës”, thuhet në komunikatn e MASH. .

Të dyja palët shprehin kënaqësi dhe besim se konstruktiviteti do të vazhdojë të jetë edhe më tej tipari themelor gjatë qasjes në drejtimin e dialogut social efikas dhe efektiv dhe në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga i njëjti.

Lajme të ngjashme

Back to top button