Mbi 230 mijë qytetarë janë larguar nga Maqedonia për shkak të varfërisë

Largimi i qytetarëve nga Maqedoni në periudhën e fundit dhjetëvjeçare ka shënuar shifra alarmante, duke e bërë emigrimin nga vendi një dukuri që bie në kundërshtim me të gjitha të dhënat dhe statistikat zyrtare sa i përket varfërisë dhe rritjes ekonomike në vend, konstatojnë pjesëmarrësit e debatit që i kushtohet largimit t qytetarëve nga vendi.

Varfëria në Maqedoni ka qenë 19 për qind në periudhën 2002 – 20012. Shqipëria ka më pak varfëri se Maqedonia, ndërsa në Mal të Zi varfëria është 6 për qind.

Ish guvernatori i Maqedonisë Petar Goshev në një debat për largimin e qytetarëve nga Maqedonia, tha se pjesa më e madhe largohen për shkak të padrejtësive ,pabarazisë dhe varfërisë. Sipas tij në dhjetë vitet e fundit nga Maqedoni për në shtetet e Evropës janë larguar 237.000 qytetarë.

Goshev thotë se është indikative se të dhënat për largimin e qytetarëve nuk përputhen me listën zgjedhore

Sipas tij në listat zgjedhore të MPB ka rreth 1.8 milion votues, ndërsa mungojnë 200 mijë njerëz dhe këtë numër dinë vetëm MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button