Jankullovska: Personat që luftojnë në Siri dhe Irak paraqesin rrezik për Maqedoninë

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullvska e cila merr pjesë në Samitin kundër ekstremizmit në Amerikë, ka theksuar se deri më tani 14 qytetarë të Maqedonisë kanë humbur jetën në luftimet në Siri dhe Irak dhe kjo sipas saj është një e dhënë shumë shqetësuese.

“Padyshim që të gjithë ata persona të cilët një herë kanë qenë në rajonet e krizës dh janë kthyer në vendete  tyre janë rrezik potencial për përhapjen e radikalizmit. Më së shumti ata frymëzohen nga ajo që shohin atje dhe një pjesë e tyre janë mirë të trajnuar . Personat e tillë  paraqesin rrezik potencial për Maqedoninë, nëse merret parasysh fakti numri prej 14 të vrarëve, një fakt që është shqetësues”, tha Gordana Jankullovska, për RTVM-në.

Jankullovska than ë Samit gjithashtu se Maqedonia do të punojë në mënyrë preventive me liderët fetarë për të penguar radikalizmin e myslimanëve të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button