fbpx

Shkëndija adaptohet në Tetovë

Pas dy ditëve pushim që stafi teknik u dha futbollistëve pas kthimit nga faza përgatitore në Antalia të Turqisë, ‘kuqezinjtë’ kanë vazhduar punën në Tetovë. Futbollistët kanë reflektuar atmosferë pozitive të bartur nga qëndrimi tre javor në Turqi, ndërsa duket se pushimi dy ditor u ka ardhur mirë për tu relaksuar pas ngarkesave të mëdha periudhën e kaluar. Në stërvitje ka munguar vetëm kamerunasi Mohamadou Idrissou, i cili sot pritet ti bashkohet ekipit në seancat stërvitore.

Stafi teknik vazhdon të implementojë plan programin e hartuar paraprakisht, ndërsa deri në takimin e parë të gjysmësezonit pranveror me Teteksin pritet të zhvillohet edhe një ndeshje kontrolluese, ndërsa më pas ulje e intenzitetit të punës, për të pritur të gatshëm sfidën e parë kampionale në vitin 2015.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close