Nëna e Tamarës: Ma shpëtoni vajzën e dytë, Teonës i nevojitet operim në zemër

­ “Të gjithë janë fajtorë për vdekjen e Tamaras dhe pres që të japin dorëheqje kolektive”, thotë nana e Tamaras, Zhaklina Dimovska.

Familja Dimovski do të jetë në ballë të kolonës së marshit të paqes i cili është paraparë për të marten më 24 shkurt, me të cilin do të kërkohet dorëheqja e ministrit Todorov dhe të gjithë të përfshirëve në këtë rast.

“Bëj apel deri të të gjithë prindërit, gjyshë dhe gjyshe që të dalin në marsh e të themi se mjaft sistemit të ngadaltë të shëndetësisë. Përmirësojeni gabimin dhe më mundësoni që të mjekohet Teona, motra e Tamaras, të cilës i nevojitet operacion i zemrës, kurse ka vetëm 8 vjet”, tha Dimovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button