Instituti ZIP: Komunat e Maqedonisë nuk tregojnë si i harxhojnë paratë

Komunat e Shkupit dhe rajonit të cilat janë monitoruar nga Instituti Zip nuk janë shembull më i mirë sa i përket transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Sipas rezultateve nga monitorimi ka komuna të cilat nuk përdorin asnjë mjet për të komunikuar me qytetarët, që tregon shkallën e indiferencës që ekziston tek të dyja palët për veprim të përbashkët në nivel lokal.

Në disa komuna është vërejtur mungesa e ueb faqes, ndërsa të tjerat që kanë, shumica e dokumenteve nuk janë paraqitur.

Instituti ZIP gjithashtu gjatë monitorimit ka vërejtur se qytetarët aspak nuk janë kyçur në procesin e buxhetit në nivel lokal.

“Pushteti lokal nuk i vlerëson qytetarët si faktorë të rëndësishëm në procesin e buxhetit dhe nuk mund ta shohin rëndësinë e ruajtjes së konsultimeve me qytetarët nëpërmjet të cilave mundësohet më shumë transparencë, demokraci dhe qeverisje më të mirë në nivel lokal”, deklaroi  Kryetari i Institutit ZIP, Agim Selami.

Lajme të ngjashme

Back to top button