Mot stabil, kryesisht me diell

­ Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior e cila më shumë do të jetë e shprehur përgjatë Luginës së Vardarit dhe në male. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri minus një gradë, ndërsa e ditës prej gjashtë deri 13 gradë.

Në Shkup moti do të ejtë kryesisht me diell dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në minus pesë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 11 gradë Celsius. Mot stabil, kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë do të mbajë deri të shtunën, që do të shkaktojë shkrirjen e shtresës së borës në male.

Të dielën vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje të shiut, në viset më të larta në pjesët perëndimore nga reshjet e shiut dhe borës, ndërsa në male reshjet do të jenë vetëm të borës. Priten reshje më të rrëmbyeshme posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit

Lajme të ngjashme

Back to top button