fbpx

Interi kalon në pronësinë e Thohir në Shtator

Shitja e paketës së maxhorancës së paketës zikaltër do të bëhet zyrtare në 3 shtator. Kështu raporton faqja sportive e mediaset sipas së cilës manjati indonezian do të marrë në pronësi 2/3 e paksioneve të Interit për 350 milionë euro.

Pas misionit në Azi të Angelo Mario Moratit gjithshka është përcaktuar, edhe detajet e fundit që kishin mbetur pezull si ndarje e borxheve dhe e ardhmja e asetit drejtues në shoqëri;. Masimo Morati mund të qëndrojë pa problem me pushime nuk është i nevojshëmn as një rikthim urgjent I Erick Thohir në Milano, pritet vetëm 3 shtatori kur me merkaton e mbyllur do të ratifikohet akordi më i rëndësishëm në historinë e Interit.

Manjati nga Indonezia me një shoqëri të ngritur bashkë me bashkëatdhetarin e tij Roeslani do të marrë dy të tretat e aksioneve për 350 milionë euro, duke u bërë praktikisht pronari i ri i Interit, ndërsa Morati do të mbetet ortak minorance si garant i operacionit me të birin e tij angelo Mario që sipas të gjitha gjasave do të bëhet zëvendëspresidenti i ri ekzekutiv.

Sipas mediave italiane ka qenë i Thohir miratimi për blerjen e Saphir Taider, përforcimit për mesfiushën që kërkonte Mazarri për të kompletuar grupin që ka në dispozicion. Tani mund edhe të shihet që merkatoja zikaltër praktikisht është e ngrirë, vetëm nëse prezantohen okazione të minutës së fundit, dhe duket e vështirë që Samuel Etoo të hyjë në këtë kategori.

Lajme të ngjashme

Back to top button