fbpx

Po kush ka hajr prej diturisë sot?!

Jeta në ditët e sodit është bërë aq e vështirë, saqë nuk mund t’ia gjesh fundin. Nuk mund të gjesh asnjë zgjidhje të drejtë për asnjë situatë apo çështje që të brengos. Jeta sot është bërë duplikim i çdo gjejë pos  karakterit të mirë, moralit, leximit, studimit dhe dijes, që të çon në zgjidhjen e çdo situate(problemi) dhe të bën të jesh i lumtur dhe i qetë.

Është shumë e vështirë që të edukosh një të moshuar. Sepse veç më është edukuar si është edukuar më parë, përderisa ka qenë në atë fazë të rinisë që ka mundur të pranojë informata të reja, këshilla, mësime… Individi I moshuar e ka kaluar më jetën e tij. Edhe pse, asnjëherë nuk është vonë për asgjë. Deri në frymën e fundit njeriu mund të mësojë. Por, është përqindje shumë e vogël që e praktikojnë këtë gjë, në moshë të thyer.

Kujt t’ia lëmë fajin, që jeta është sot kështu siç është?! Prindërve?! Familjes së ngushtë?! Rrethit ku jetojmë?! Shoqërisë më të gjërë?! Shkollave ( nga më e ulta deri tek niveli më I lartë)?! Globalizimit?! Kush mban përgjegjësi për këtë gjendje të rinisë dhe shoqërisë sonë?!

Të gjithëve dhe askujt!

Pajtohemi me procesin studimorë nëpër shkolla dhe universitete. Është me lidhje, diskriminues, nënvlerësues, fundja pa efekt në të ardhmen. Ndërkaq, është I shtrenjtë, me plotë stres, plotë mundim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Nga ana tjetër pajtohemi me procesin e punësimeve, që gjithashtu janë me lidhje, nga më të ndryshmet. Vlerësohen më të dobëtit, më me pak cilësi profesionale dhe moral, ndërsa nënvlerësohen më të diturit  profesionistët dhe të moralshmit. Për çdo gjë që ndodh në sistemin tonë qeverisës, pajtohemi. Pajtohemi edhe se  jeta e këtillë të lodh tejmase dhe të harxhon çdo rezervë shprese, vullneti dhe pozitiviteti. …Po a mendoni se kjo është arsye që rinia sot të braktisë leximin, studimin, mësimin, hulumtimin dhe diturinë e saj, vetëm se bëhen këto gjëra të fëlliqura në shoqërinë tonë?!

Përse të merren gjërat nga e mbrapshta?  Përse mos të përfitojmë nga negativja? Përse të  mos marrim mësim nga përditshmëria jonë, qoftë ajo edhe hidhur?  A nuk do të jemi më të fuqishëm dhe më të ditur sikur për çdo ditë të mësojmë nga çdo gjë që ndodh rreth nesh dhe me në?  Po, sigurisht që po.

Arsyeja se: nuk lexoj se nuk ia ka pa hajrin askush, po as unë s’do ia shoh. Përse të mësoj dhe studioj kur mundem përmes intervenimeve të mbaroj shkollën (universitetin)? Dhe përse të mësoj kur do të punësohem përmes intervenimesh? Dhe  shumë pyetje të këtilla nga brezat e ri, askund nuk gjejnë mbështetje.

Asgjë nuk ka përjetësi,  pos dijes.  Shkollimi pa dije merr fund. Punësimi pa kompetencë dhe dije merr fund. Pa dije do të jesh më injoranti, më jo kompetenti, më jo profesionisti, më I përbuzuri…pa dije je si lumi pa ujë, në të cilin hedhen mbeturinat (fatkeqësisht).

Zoti asnjëherë nuk e hedh poshtë mundin e njeriut. Asnjëherë nuk ia kthen shpinën atij që është I drejtë dhe I moralshëm. Vetëm Ai asnjëherë nuk e thyen premtimin. Prandaj, dija nuk ka fund ndërsa çdo gjë tjetër merr fund një ditë.

Xhim Ron (Jim Rohn)  thotë: “Nëse dëshiron që të ndryshosh  dikënd, së  pari ti duhet të ndryshosh”. E pa dije nuk mund ta arrish këtë gjë asnjëherë. Sepse ai që tenton të ndryshojë dikënd e nuk e sheh veten e tij së pari, lëre që asnjëherë nuk do ia arrijë qëllimit, por edhe veten do e humbë. E fatkeqësisht tek shoqëria jonë mbizotëron një fenomen i tillë.

“Njeriu pa dituri është si njeriu që jeton në errësirë” Ahmet Kalaja

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close