Të gjithë me birra, muslimanët Shaqa e Ribery jo

Skuadra e Bayern Munich ka festuar festën e njohur gjermane “Octoberfest” me veshjet tradicionale dhe birra të njëpasnjëshme.

Madje kanë bërë edhe fotografitë e përbashkëta me këto elemente që e karakterizojnë këtë festë. Mirëpo kosovari, Xherdan Shaqiri dhe francezi, Frank Ribery e tëra që kanë bërë ishte veshja e përbashkët ndërsa sa i përket birrave ata nuk kanë pirë asnjë nga to.

Kjo mund të vërehet edhe në foton e gjithë skuadrës ku nga trajneri Pep Guardiola e deri te portieri Manuel Neuer të gjithë kanë birra në dorë përveç Xherdan Shaqiri dhe Riberyt. Arsyeja e mos konsumimit të alkoolit është besimi i tyre islam të cilin dy futbollistët bavarezë e praktikojnë me devotshmëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button