Kaos në arsim, shkollat të shtunave punojnë “sipas qejfit”

Disa shkolla në Maqedoni filluan të zhvillojnë mësim edhe ditën e shtune me qëllim që të zëvendësohen ditët e humbura gjatë grevës së mësimdhënësve. Portalb mëson se në gjimnazin “Ibrahim Temo” në Strugë gjatë javës që kaloi mësimdhënësit dhe nxënësit zhvilluan procesin mësimor në ditën e shtune.

“Të shtunën që kaloi kemi punuar, por nuk kemi zëvendësuar ditën greve, por një ditë të cilën nuk është punuar për shkak të motit të keq. Duke filluar nga kjo e shtune, do të zëvendësohen ditët e humbura gjatë grevës. Nga MASH na kërkuan programin e ditëve të humbura dhe na udhëzuan që të zëvendësojmë ato ditë duke punuar të shtunave” ,tha për Portalb, drejtori i gjimnazit, Xheladin Muça.

Ndryshe në gjimnazin e Shkupit, nuk punohet të shtunave madje as nuk është parashikuar në gjë  e tillë.

“Të mësohet dhe të punohet ditën e shtunë është gjë jo e ligjshme, andaj neve nuk kemi punuar dhe nuk do të punojmë asnjë të shtunë”, tha për Portalb, përfaqësuesi i SASHK-ut në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, Ruzhdi Ibrahimi.

Në shkollën fillore “Liria”, në Shkup gjithashtu është punuar një të shtune, kurse ende nuk dinë se si do të zhvillohet më tej kjo çështje.

“Të shtunën e kaluar punuam, kurse këtë të shtune e kemi ndërprerë dhe nuk e dimë se si të veprojmë, jemi duke pritur ndonjë lajmërim nga MASH, lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura”, tha për Portalb, drejtori Talat Sadiku.

Kryetari i LASH-it të Kumanovës, Samet Jahiji është kundër kërkesës së MASH-it për të punuar të shtunave, thotë se orët mund të zëvendësohen ndryshe.

Nuk duhet të punohet të shtunave, mësimdhënësit mund t’i menaxhojnë kur ka mësime të shkurtra t’i zhvillojnë dy në një orë, apo të organizojnë orë shtesë, ka mënyra të ndryshme. Nuk është ligjore që të kërkohet nga fëmijët që të vijnë në shkollë 11 të shtunë deri në zëvendësimin e gjitha ditëve të kaluara në grevë. Është tepër ngarkesë e madhe”, tha Jahiji.

Ne komunën e Tetovës mësimdhënësit kanë protestuar kundër zhvillimit të mësimit gjatë ditës së shtunë dhe drejtori është detyruar që të ndryshojë planin.

“Ishte në plan që këtë të shtune të punojmë por në protestuam dhe kundërshtuam këtë vendim të drejtorit. Ai na tha se nga MASH-i kanë kërkuar programin e mësimit të humbur me qëllim që t’i caktojnë se sa të shtune duhet t’i punojmë, ne jemi kundër këtij vendimi. Programi ende nuk është dorëzuar andaj jemi në pritje”, tha për Portalb, mësimdhënësi i shkollës fillore “Istikball”, Imerja Ademi.

Nga MASH nuk arritëm të marrim prononcim pasi që nga ky institucion nuk u përgjigjen thirrjeve të redaksisë Portalb.

Kurse kryetari  SASHK-ut, Jakim Nedellkov thotë se vendimi i disa drejtorëve të shkollave për të pasur mësim ditëve të shtuna është jo ligjor.

Gjithashtu Portalb mëson se në ato shkolla ku është mbajtur mësimi të shtunën e kaluar është shndërruar në një kaos, pasi që mësimdhënësit që nuk kanë marrë pjesë në grevë nuk janë paraqitur në punë, nxënësit kanë humbur orë, kurse edhe gjatë grevave mësimdhënësit jo grevistë nuk kanë mbajtur mësim shkaku i mungesës së nxënësve, që i bie se edhe orët e tyre janë të humbura pasi që nuk janë zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button