USAID ndihmoi Bogovinën në uljen e mundësive për përmbytje

Drejtori i USAID-it, James Stein ishte në komunën e Bogovinës për të festuar përfundimimin e pastrimit të shtratit të lumit në fshatrat Pirok, Kamnjan, Palçishtë, Novo Sellë dhe Bogovinë.

Komuniteti mbolli edhe disa drunj përgjatë shtratit të lumit për të zvogëluar erozionin.  Puna është kryer  nga komuna e Bogovinës si pjesë e projektit të USAID-it për Strategjitë Komunale për Ndryshimet Klimatike për parandalimin e dëmtimeve nga erozionet.

“Edhe pse ne jemi duke festuar këtë arritje sot, ka ende shumë punë për të bërë. Planet janë duke u zhvilluar për pastrimin e shtetërve të lumenjve në Pirok dhe Novo Sellë, dhe më shumë drunj të mbillen këtu në Bogovinë. Unë veçanërisht dua të përshëndes planet tuaja për krijimin e kompanisë së përbashkët publike për grumbullimin e mbeturinave me komunat e Vrapçishtit, Bërvenicës dhe Zhelinës.  Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar ndikim të gjatë e të qëndrueshëm në përpjekjet tuaja për pastrim,” tha  drejtori I misionit Z. Stein.

Kryetari i komunës së Bogovinës, Z. Hazbi Idrizi, dhe udhëheqësi i shoqatës së SKPNK Mr. Igor Sllavevski, gjithashtu kishin fjalime para ceremonisë së mbjelljes së drunjve.

USAID kontribuoi me më shumë se 20,000 dollarë për të ndihmuar komunën e Bogovinës për të kryer fazën e parë të këtij aktiviteti. Komuna kontribuoi me rreth 7,000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button