Tenton të vrasë veten, ish i përndjekuri pret damarët para Kuvendit

Një protestë e zhvilluar nga ish të përndjekurit politikë përpara parlamentit të Tiranës ditën e sotme, ka përfunduar në prerjen e damarëve nga njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa minuta më parë, ndërsa në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë kishte nisur seanca plenare.

Protesta e ish të përndjekurit Edmond Vokshi është përshkallëzuar deri në tentativën për vetëvrasje, e manifestuar nëpërmjet prerjes së damarëve të dorës së majtë nga ana e tij.

Përpara se të kryente këtë akt, vetë Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat në të cilën thotë se është djali i xhaxhait të deputetes demokrate Albana Vokshi, që sipas ish të përndjekurit Edmond Vokshi, familja e saj është komuniste.

“Na del Albana Vokshi demokrate, familja e saj komuniste. Unë jam djali i xhaxhait të saj”,- ka thënë ish i përndjekuri.

Ata që kanë mundur të ndërhyjnë në kohë kanë qenë shokët e ish të përndjekurit Vokshi, të cilët i kanë lidhur dorën duke bërë të mundur ndalimin e rrjedhjes së tepër të gjakut, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur me shpejtësi një makinë ambulance. /NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button