Stamboll, i goditën me top bore dyqanin, vret gazetarin

Një lojë me topa bore ka përfunduar në tragjedi në Stamboll të Turqisë. Pronari i një dyqani ka vrarë me thikë një person pasi xhami i dyqanit të tij u godit nga një top bore.

Dhjetë persona po luanin me njëri-tjetrin pranë dyqanit të Serkan Ahmadit, kur ky i fundit doli dhe goditi me thikë gazetarin 49-vjeçar Nuh Koklu.

Njëri nga dëshmitarët tha: “Po luanim me topa bore kur po ktheheshim në shtëpi. Loja thuajse kishte përfunduar kur pronari i një dyqani doli dhe nisi të na shante. Më pas, ai goditi me thikë njërin nga ne.”

Gazetari mbërriti i vdekur në spital, ndërkohë që Serkan Ahmadi është arrestuar./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button