fbpx

Netanyahu: Mbështesim Egjiptin në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se Izraeli do të vazhdojë të “qëndroj pranë Egjiptit në luftën kundër terrorizmit, i cili përbën një kërcënim për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Duke folur për gazetarët përpara takimit me senatorin amerikan David Perdue në Jerusalem, Netanyahu tha: “Sot, forcat e militantëve islamik janë duke marshuar në të gjithë Lindjen e Mesme.”

“Zemrat tona janë ne familjet dhe popullin e Egjiptit, i cili po përballet me egërsi të tmerrshme. Atëherë Izraeli do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me Egjiptin në betejën kundër terrorizmit, i cila na kërcënon të gjithë”, shtoi ai.

Netanyahu përsëriti kundërshtimin e tij ndaj propozimit të fundit për bisedime me Iranin mbi programin e tij bërthamor.

“Irani po ndjek politike per armë bërthamore me qëllimin e shprehur per të shkatërruar shtetin e Izraelit,” tha kryeministri Netanyahu.

Netanyahu shtoi: “Unë jam i hapur për të dëgjuar qëndrimet dhe argumentet e atyre që mendojnë ndryshe dhe unë shpresoj se edhe ata do të jenë të hapur për të dëgjuar argumentet e Izraelit.” /mesazhi/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close