Gjyqtari i EULEX’it që punonte tinëz në Kosovë, përjashtohet nga puna në vendin e tij

Gjyqtari i EULEX’it, Gabriel Chifan, është shkarkuar nga detyra në shtetin e tij, Rumani, sepse kishte mashtruar Gjykatën e Apelit të Oradeas, duke fshehur punën e tij në Kosovë, raporton KTV.
Ai kishte marrë atje pushim pa pagesë për 2 vjet nën arsyetimin se i duhet për të rregulluar disa probleme personale, por në Kosovë ka ndarë drejtësi me pagesë të majme që kanë gjyqtarët e misionit evropian.

“Gjyqtarët nuk mund të angazhohen në punë të tjera pa mendimin e Këshillit Gjyqësor, përjashtuar mësimdhënien. Chifan përjashtohet nga funksionet e tij për shkak të ‘shkeljeve disiplinore në kundërshtim me ndalesat për gjyqtarë dhe prokurorë, sepse është zbuluar se ai është angazhuar si gjyqtar i EULEX’it pa leje të Këshillit Gjyqësor”, thuhet në vendimin e Departamentit disiplinor të gjyqtarëve të Rumanisë.

Këta të fundit nuk kanë dashur të komentojnë për këtë, me arsyetimin se ‘kjo është çështje personale e gjyqtarit’.

Kohavisioni ka pyetur edhe vetë gjyqtarin Chifan për këtë, por ai nuk ka qenë i gatshëm të japë kurrfarë komenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button