LSDM: Ku janë paratë e asistencës sociale?!

LSDM-ja opozitare i bëri thirrje Qeverisë të përgjigjet për vonesën e pagesave për asistenca sociale, paratë shtesë për fëmijën e tretë, asistencën nga personi i tretë dhe subvencione për energji elektrike. Opozita i bënë thirrje ministrisë së punës dhe politikës sociale të përgjigjet pse vonohen pagesat. “Është e qartë se buxheti i Maqedonisë është bosh për shkak se transferimet sociale tanimë me muaj nuk realizohen- thonë nga LSDM-ja. Ajo vlerëson se ministria e punës dhe politikës sociale ka menduar një plan kriminel që në muajin shkurt të shkurtojë një numër të madh të shfrytëzuesve të ndihmave sociale.

“Tani, madje edhe paratë që qytetarëve u vijnë përmes transferimeve të shpejta nga jashtë si dhurata ose ndihmë për ilaçe ose operacion, që në Maqedoni vështirë mund të arrihen, Qeveria këtë do ta trajtojë si të ardhur, ndonëse ato para nuk janë të ardhura të vazhdueshme e as para që janë realizuar nga ndonjë veprimtari. Kjo tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit të Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së që u interesojnë qytetarët e varfër vetëm para zgjedhjeve. Nëse në Maqedoni lartësia e ndihmës sociale do të ishte në nivel që do të mundësonte jetë normale për qytetarët që kanë ndihmë për ato dhe nëse Maqedonia si pjesa më e madhe e vendeve evropiane do të vendoste të ardhura minimale përkatëse, nuk do të ndodhte që vazhdimisht një e treta e qytetarëve të jetojnë në varfëri dhe të jenë të uritur”, tha Mila Carevska, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button