Bullgaria shpreh shqetësim për shkak të gjendjes politike në Maqedoni

Bullgaria është e shqetësuar për shkak të mungesës së dialogut mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoni- deklaroi të mërkurën ministri i jashtëm i Bullgarisë, Daniel Mitov.

Shefi i diplomacisë bullgare kah fundi i javës do të udhëtojë në Shkup, ku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki do të bisedojnë për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Siç njoftojnë mediumet bullgare, tanimë është caktuar data kur ekipet e ministrive të jashtme të dy vendeve do ta nënshkruajnë marrëveshjen për marrëdhënieve të mira ndër- fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button