Gjermania i refuzon Greqisë kërkesën për zgjatjen e kredisë

Gjermania ka refuzuar kërkesën e Greqisë për zgjatjen edhe për gjashtë muaj të kredisë ndërkombëtare. Refuzimi erdhi edhe pse Komisioni Evropian e kishte quajtur “pozitive” kërkesën e Greqisë.

Athina kishte kërkuar një pako të re ndihmëse për gjashtë muaj dhe jo ripërtritjen e marrëveshjes. Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Financave gjermane tha kërkesa nuk ishte “ndonjë propozim i konsiderueshëm për një zgjidhje”.

Greqia dhe anëtarët e Eurozonës aktualisht kanë mosmarrëveshje rreth kthimit të borxhit nga Greqia në vlerë prej 240 miliardë dollarë, afati për të cilin borxh pritet të skadojë në fund të shkurtit. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button